Banja e Kllokotit Fabrika e Ujit Mineral & CO2 Sh.p.k.

Tradiët që nga 1964

UJË KLLOKOTI – Emri i Produktit ,100% Natyral Mineral

Fabrika e Ujit Mineral UJË KLLOKOTI:

-Kompania shtrihet me një siperfaqe prej S=35236m2

-Ndertesa dhe Halla ka S=4574.90m2

-Kompania ka të punësuar 85 punëtor.

-Gama e Produkteve dhe kapaciteteve ekzistuese të UJË KLLOKOTI dhe dioksidit të karbonit-CO2

Fabrika e Ujit mineral UJË KLLOKOTI ka gjithësej pesë (5) Burime Natyrale

TOTAL KAPACITETI ekzistues i UJIT për MBUSHJE Q=766.8m3/H

TOTAL KAPACITETI ekzistues i CO2 për MBUSHJE V=630m3/H

KAPACITETI INSTALUES,PRODHUES 2X7500Ltr/H

Burimi DI i quajtur Dardania I

Dardania I është burim i shpuar me thellësi 166m, me diametër 350m.m deri në

thellësinë 50m dhe është vazhduar deri në 166m me diametër 244.5mm, burimi DI është

i cimentuar deri në 50 m thellësi në harmoni me standartet e kërkuara dhe janë vendosur

gypa plastike me diametër 207 mm. Burimi DI për shkak të sasisë së madhe të CO2 vetevetiu del në trajtë të fontanës

Deri ne 4.5m lartësi (H), si dhe është uje termomineral dhe përdoret për shërim, ndërsa

CO2 natyral kryen gjendjen Agregate nga gjendja e gasët në gjendje të lëngtë me pastërti

prej 99.972% analizuar dhe çertifikuar nga instituti Haffmans Holand dhe i njejti

përdoret për mbushjen e ujit mineral UJE KLLOKOTI.

Kapaciteti i burimit DI për H2O: Q=65.8 lit/sec ose Q=236.88 m3/h

Kapaciteti i Burimit DI per CO2: V=250 m3/h CO2

Temperatura e Ujit në dalje është t=37C ose T=310K

Burimi DII i quajtur Dardanija II

Dardania II është burim i shpuar me thellësi 178m, me diametër 375mm deri ne thellësinë

50m dhe është vazhduar deri në 178m me diameter 244.5mm, burimi DII është i

cimentuar deri në 50 m thellësi në harmoni me standartet e kërkuara dhe janë vendosur

gypa plastike me diametër 207 mm, nga ky burim del uje natyral mineral dhe bëhet

mbushja e UJE KLLOKOTI analizuar dhe çertifikuar nga instituti Acualab Holand.

Kapaciteti i burimit DII për H2O: Q=78.0 lit/sec ose Q=280.8m3/h

Kapaciteti i burimit DII për CO2: V=0.750g/lit

Temperatura e Ujit në dalje është t=26C ose T=299K

Burimi ZH III i quajtur ZHITIA III

Zhitia III është burim i shpuar me thellësi 280 m, me diametër 350mm deri në thellesinë

50 m dhe është vazhduar deri në 280m me diametër 244.5mm, burimi ZH III është i

cimentuar deri në 50 m thellësi në harmoni me standartet e kërkuara dhe janë vendosur

gypa plastike me diametër 207 mm.

Burimi ZH III për shkak të sasisë së madhe të CO2 vetevetiu del në trajtë të fontanës

deri në 4.0 m lartësi (H), dhe është uje termomineral si dhe përdoret për shërim, ndërsa

CO2 natyral kryen gjendjen Agregate nga gjendja e gastë ne gjendje të lengtë me pastërti

prej 99.972% analizuar dhe certifikuar nga instituti Haffmans Holand dhe i njejti

përdoret për mbushjen e ujit mineral UJE KLLOKOTI.

Kapaciteti i burimit ZH III per H2O: Q=60 lit/sec ose Q=216 m3/h

Kapaciteti i Burimit ZH III per CO2: V=200 m3/h CO2

Temperatura e Ujit ne dalje eshte t=37C ose T=310K

Burimi ZH IV i quajtur ZHITIA IV

Zhitia IV është burim i shpuar me thellësi 300m, me diametër 350mm deri në thellësinë

50m dhe është vazhduar deri në 300m me diametër 244.5mm, burimi ZH IV është i

cimentuar deri në 50m thellësi në harmoni me standartet e kërkuara dhe jane vendosur

gypa plastike me diametër 207mm. Burimi ZH IV për shkak të sasisë së madhe të CO2 vetevetiu del në trajtë të fontanës

deri ne 3.0 m lartësi (H), si dhe është uje termomineral dhe përdoret për shërim, ndërsa

CO2 natyral kryen gjendjen Agregate nga gjendja e gastë në gjendje të lengtë me pastërti

prej 99.972% analizuar dhe çertifikuar nga instituti Haffmans Holand dhe i njejti

përdoret për mbushjen e ujit mineral UJE KLLOKOTI.

Kapaciteti i burimit ZH IV per H2O: Q=75 lit/sec ose Q=270 m3/h

Kapaciteti i Burimit ZH IV per CO2: V=150 m3/h CO2

Temperatura e Ujit ne dalje është t=36 C ose T=310K

Burimi ZH V i quajtur ZHITIA V

Zhitia V është burim i shpuar me thellësi 270m, me diametër 350 mm deri në thellësinë

50m dhe është vazhduar deri në 300 m me diametër 244.5 mm, burimi ZH V është i

cimentuar deri në 50 m thellësi në harmoni me standartet e kërkuara dhe janë vendosur

gypa plastike me diametër 207 mm.

Burimi ZH V për shkak të sasisë së madhe të CO2 vetevetiu del në trajtë të fontanës

deri në 0.5 m lartësi (H), dhe është uje termomineral dhe perdoret për shërim, ndërsa

CO2 natyral kryen gjendjen Agregate nga gjendja e gastë ne gjendje të lengtë me pastërti

prej 99.972% analizuar dhe certifikuar nga instituti Haffmans Holand dhe i njejti

përdoret për mbushjen e ujit mineral UJE KLLOKOTI.

Kapaciteti i burimit ZH V per H2O: Q=55 lit/sec ose Q=198 m3/h

Kapaciteti i Burimit ZH V per CO2: V=30 m3/h CO2

Temperatura e Ujit ne dalje eshte t=28 C ose T=310K

Vështrim i Shkurtër Historik

Në periudhën iliro – dardane Kllokoti ishte vendbanim i vjetër në rrafsh, pranë tarracave të lumit. Ky lokalitet i takon fazës paradardane të shek. XII-IX para epokës sonë. Këtë e dëshmojnë gjurmimet arkeologjike. Në Kllokot, qysh në kohërat e lashta ka egzistuar shpërthimi i ujit termomineral me një intensitet më të dobët. Gjatë periudhës iliro-dardane mund të përshkruhet një zhvillim ekonomik, eksponatet e këtij zhvillimi ruhen si monumente arkeologjike. Në afërsi të këtij burimi është ngritur një vendbanim i hershëm dhe i madh, me të gjitha tiparet e një qytetërimi të organizuar, me një zhvillim infrastruktural i quajtur me emrin Urban, pikërisht në mes të Kllokotit dhe Tërpezës së sotme.

Ky vendbanim bën pjesë në vendëbanimet e kohës dardane dhe ka qenë i vendosur në udhëkryqin e rrugës Artanë, Urban, Smirë e deri në Shkup. Në këtë lokalitet janë gjetur disa eksponate të skulpturës së kohës, të cilat tregojnë dhe argumentojnë lashtësinë dhe zhvillimin ekonomik e kulturor të kësaj treve. Po në këtë trevë, në ultësirën e lumit Morava dhe Binçës, në Kllokot, është gjetur një stelë e cila paraqet «Zonjën Dardane».

Në vitin 1919 Yotri Minic e ka vërejtur se pas reshjeve të shiut lirohej një gaz.

Më 1936 Avokati nga Gjilani e blen terenin ku gjendet burimi. Ai ka planifikuar të ndertojë barak, pishinë si në Banjë të Vranjës (ish Jugosllavi).

Ndërtimi ende nuk ka përfunduar kur filloi lufta e dytë botërore për këtë e rethuan me mure vendin për ta mbrojtur. Pas luftës doktorë dhe kimistë filluan të analizojnë ujin dhe vërejtën se kishte veti shëruse.

Viti 1945 ishte fillimi i socializmit dhe për këtë pronat shoqërore kaluan në prona shtetërore.

Ndërmarrja shoqërore «Banja e Kllokotit» në Kllokot është themeluar në shkurt të vitit 1953. Lansimi i prodhimeve për herë të parë është bërë në vitin 1964.

Një kohë shumë të gjatë është vërtetuar se në Kosovë tregu i shitjes së ujit mineral ka qenë shumë i dobët, shkaqet kanë qenë: Mkg jo i adaptuar për Kosovë, standardi i ulët i jetës, çmimet e larta.

1978 riorganizimi i strukturave interne.

1981-1998 kriza sociale, përjashtimi i punëtorëve shqiptarë nga puna.

2005 Privatizimi: « GANIROSHA » group ka privatizuar ndërmarrjen dhe e menaxhon atë që nga 25.11.2005.

Pozita gjeografike

Ky vendbanim, për nga pozita gjeografike, bën pjesë në vendbanimet me pozitë më te mirë gjeografike në Moravën e Epërme.

Morava e Epërme shtrihet prej pjesës së sipërme të lumit Morava e deri te Uglari.

  1. Veçoritë Fiziko – Gjeografike

Kllokoti shtrihet pikërisht në qendër të Moravës së Epërme.

Pozitën e mirë gjeografike ia mundësojnë fushat pjellore, si dhe malet të cilat e rrethojnë Luginën e Moravës pothuajse nga të gjitha anët.

Duke u mbështetur në përbërjen gjeo-marfologjike dhe veçoritë e tjera fiziko-gjeografike të këtij lokaliteti, pikërisht për nga relievi, shohim forma të ndryshme të relievit, fusha të rrafshta të rrethuara në periferi me male, si ato të Karadakut nga jugu dhe me kodrinat nga veriperëndimi. Në verilindje dhe jugperëndim me luginën tektonike e cila quhet Lugina e Moravës. Lartësia mesatare e këtij lokaliteti është 479 metra. Për nga kushtet klimatike, këtu ndikon klima e mesme kontinentale me dimra të butë dhe verë mesatarisht të nxehtë.

  1. Hidrografia

Ky vendbanim është i pasur me ujëra nëntokësorë dhe mbitokësorë. Për ujërat nëntokësorë është folur dhe shkruar se në këtë lokalitet gjenden ujëra nëntokësorë mineral dhe natyral, ku për nga rëndësia mund të flitet shumë. Ndërsa ujërat mbitokësorë pos lumenjve të vegjël, të cilët rrjedhin nga viset malore, këtë ultësirë e përshkon edhe lumi më i madh Morava e Binçës, e cila i mbledh të gjithë ujërat mbitokësorë dhe i derdh në Detin e Zi.

  1. Përbërja pedologjike e tokës

Për nga përbërja e tokës, në këtë vendbanim vërehen këto lloje të tokës. Në Luginën e Moravës shtrihen shtresat sentimentale dhe aluviale të tokës të përziera nga pak me rërë dhe të cilësisë së lartë produktive.

EKSPORTI

"DAUTI KOMERC" A.D

BOJANE SKOPJE MACEDONIJA

"DRVENT PROMET" S.

BUKOVIK SKOPJE MACEDONIJA

"EDUARDI" GmbH

+41763324169 SCHWEIZ

"ASAFINAH FOR GLOBAL TRADE"

ALHAMARA-JAMJON C.GATE6 JEDDAH ARABIA SAUDITE

Halo Kontor Nord GmbH

Alter Pferdemarkt 3 24983 Handewitt Gjermani