Hyrje

Gjatë ndryshimeve gjeologjike të kores së tokës janë shënuar levizje vertikale tektonike. Rajoni i Anamoravës për nga ndërtimi i relievit i takon ndryshimeve gjeologjike të shkaktuara nga lëvizjet tektonike.

Ky reliev është ndërtuar nga lëvizjet tektonike vertikale me ç’rast disa pjesë të tokës janë ulur, kurse disa janë ngritur. Këtë konstatim e argumentojnë edhe tërmetet e prillit dhe majit të vitit 2002. Disa pjesë të relievit janë ngritur edhe nga shpërthimet e brendshme, nga brendësia e thellë e tokës. Dihet se korja e tokës është ndërtuar nga shtresat e ndryshme magmatike dhe erupsionet vullkanike.

Morava e Epërme, sipas pamjes së relievit dallohet me kodrina dhe lugina tektonike. Kodrinat dhe malet bëjnë pjesë, për nga vjetërsia, në malet e vjetra (molake) me maja të rrumbullakëta dhe të ulta. Këto male lugina janë të pasura me minerale. Pikërisht në Moravën e Epërme dhe nëper majat e maleve dhe kodrinave vërehen se kanë vepruar dikur vullkanet dhe pas shuarjes së tyre kanë mbetur vetëm kupolat rrumbullake.

Ato vullkane kanë nxjerrë minerale të shumta mbi koren e tokës nga ujërat nëntokësore, të cilat e bëjnë thithjen e mineraleve dhe ato i grumbullojnë në luginën e Moravës së Epërme.

I rrallë është ai vis në të cilin në një sipërfaqe kaq të vogël disponon me më shumë burime të ujërave shëruese, termale e minerale sikur që është Anamorava… Lugina e Moravës së Epërme është akumuluese e ujërave minerale.

Pikërisht në Kllokot bëhet grumbullimi i ujërave minerale. Këtu është edhe një dukuri natyrore sepse magma është më afër sipërfaqes së tokës e cila liron temperaturë e nga këto temperatura uji fiton nxehtesinë. Uji i Kllokotit, pos që është natyral, ai është edhe termomineral.

Video Reklama